Sektori i Sallës së Studimit dhe Bibliotekës

Sektori i sallës së studimit dhe bibliotekës kujdeset për shërbimin në kohë të qytetarëve, studiuesve, punonjësve të autorizuar nga ministritë dhe institucionet e tjera fondkrijuese, si dhe personave juridikë privatë, duke vënë në dispozicion të tyre mjetet e kërkimit dhe vetë dokumentet sipas kërkesës së porositësit dhe rregullave për shërbimin me dokumente ky sektor përbëhet nga përgjegjësi i sektorit, specialistët-arkivistë dhe administrator dokumentash. Përgjegjësi i sektorit të sallës së studimit parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike, kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sektorit në përmbushjen e tyre sipas plan- evidencave mujore, administron dhe ndjek mbarëvajtjen e punës në bibliotekë, në funksion të shërbimit të studiuesve dhe qytetarëve, në përputhje me rregulloren e bibliotekës së DPA-së, mbikëqyr dhe siguron zbatimin e rregullores së shfrytëzimit të dokumenteve arkivore, mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon drejtorin e DEQK-së për mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura, mbikëqyr dhe siguron zbatimin e regjimit të hyrje-daljeve në institucion, siguron ndalimin e shërbimit me dokumente që akoma nuk janë deklasifikuar dhe i propozon Komisionit të Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit deklasifikimin e tyre, shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm apo drejtorin e DEQK-së, mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme, mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës, përgatit prezencën ditore dhe mujore të punonjësve dhe raporton tek drejtori i DEQK-së për disiplinën e punës në sektor dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave. Specialisti i sektorit të sallës së studimit zbaton me përgjegjësi rregulloren e shfrytëzimit të dokumenteve arkivore në sallën e studimit të AQSH-së, krijon një dosje të veçantë për çdo kërkues, ku administron fletë regjistrimi dhe dokumente të tjera, që mund të krijohen nga studiuesi/kërkuesi, në sisemin elektronik, kryen shërbimin ndaj publikut me dokumente arkivore duke zbatuar Ligjin ‘’Për arkivat’’ dhe shërbimin me mjete informacioni, ndihmon në plotësimin e fletë regjistrimit apo në përgatitjen e urdhrave të punës së studiuesve për probleme studimore. merr dhe dorëzon kërkesat për dosje në vendruajtje, kryen verifikimin fizik të dosjeve me inventarët përkatës, verifikon në mikrofilm mungesat e konstatuara në dosjet e porositura në bashkëpunim me sektorin e evidencës qendrore dhe bën evidentimin në rast mangësish, shërben me bobina dhe mikrofilma në sallën e aparaturave, si dhe me dokumente arkivore në sallën e studimit, zbaton me korrektësi detyrat, si dhe urdhrat e eprorëve dhe raporton periodikisht te përgjegjesi i sektorit, zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt. Administratori i dokumentacionit zbaton me përgjegjësi regjimin e hyrje-daljes të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

  1. Mbikëqyr hyrjen dhe daljen e punonjësve nga dera e brendshme e institucionit dhe raporton në shkallë hierarkike për shkelje të këtij rregulli.
  2. Informon qytetarët mbi përcaktimet e rregullores së kërkesave social-juridike të qytetarëve dhe kryen detyrimet e punonjësit të kontaktit të përcaktuar në të.
  3. U dorëzon studiuesve, përkundrejt nënshkrimit të tyre dhe mandatit të pagesës, kur kërkohet, përgjigjet e kërkesave për fotokopjim dhe digjitalizim të dokumenteve arkivore.
  4. Kujdeset me përgjegjësi për hapjen, mbylljen, dyllosjen e vulosjen e hyrjes kryesore të godinës në DPA brenda orarit zyrtar.
  5. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt.

Struktura