Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është drejtuesja rrjetit arkivor kombëtar në Republikën e Shqipërisë. Arkivi Qendror Shtetëror dhe Arkivat Shtetërorë Vendorë janë në varësi administrative dhe profesionale të DPA-së. Ndërkaq, arkivat e tjera janë në varësi metodologjike e profesionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Këto arkiva janë Arkivat e Sistemit dhe Arkivat e Tipologjisë, si arkiva të përhershme dhe sekretari-arkivat e të gjitha autoriteteve publike e institucioneve shtetërore në Shqipëri. Ky rrjet, ruan, përpunon, administron dhe shërben Fondin Arkivor Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.
Organizimi i Rrjetit Arkivor
ARKIVA TË SISTEMIT
(arkivat shtetërore të sistemit që funksionojnë në mënyrë të përhershme pranë institucioneve qendrore fondkrijuese)