Uncategorized

Konferenca III Ndërkombëtare e Arkivistikës – Ftesë për pjesëmarrje

By Prill 5, 2019 No Comments

 

Arkivat dhe të drejtat e njeriut

Konferenca III Ndërkombëtare e Arkivistikës organizuar me bashkëpunimin e

Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (MaqedoniaVeriore)

Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave – Tiranë (Shqipëri) dhe

Agjencisë Shtetërore të Arkivave – Prishtinë (Kosovë)

 

FTESË PËR PJESËMARRJE

Datat: 14-15 qershor 2019

Vendi: Kuvendi Komunal i Komunës së Çairit – Shkup, MaqedoniaVeriore

 

Gjatë gjithë shek. XX viset e Ballkanit kanë kaluar fate të ngjashme, duke qenë subjekte të herëpashershme të ndryshimeve administrative dhe demografike, kanë kaluar periudha të ndryshme konfliktesh të armatosura, kurse fillimi i shek. XXI i gjeti duke aspiruar për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ndryshimet e çfarëdollojshme kanë reflektuar realitetin e tyre në arkiva jo vetëm përmes dokumenteve të prodhuara dhe të arkivuara, por edhe përmes impaktit në ligjet apo rregulloret përkatëse për arkivat, metodat e punës arkivore dhe në mënyrat e shfrytëzimit; misioni thelbësor i arkivave ka ndryshuar në varësi të sistemit qeverisës. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (Maqedoni e Veriut), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave – Tiranë (Shqipëri) dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave – Prishtinë (Kosovë) ftojnë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në Konferencën III Ndërkombëtare të Arkivistikës.

Temat e propozuara:

  • Ndërkulturalizmi në Ballkan
  • Të drejtat e njeriut
  • Arkivat nën regjimet represive
  • Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare
  • Arkivat dhe krijimtaria artistike
  • Arkivat, përgjegjësia, aksesi në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale
  • Arkivat, mjedisi natyror dhe katastrofat mjedisore
  • Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore
  • Të drejtat e autorit dhe pasuria intelektuale
  • Sistemet informatike dhe ruajtja digitale
  • Administrimi i informacionit

(Shënim: temat e propozuara nuk përbëjnë tituj të detyruar temash apo artikujsh, janë vetëm sugjerime tematike.)

Gjuha e kumtesave: gjuhët e Europës Perëndimore, shqip dhe maqedonisht.

Afatet: Abstraktet pranohen deri më dt. 12 maj 2019 në një nga gjuhët e mësipërme.

Kontakte:       Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave: dpa@albarchive.gov.al,

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve: kontakt@itsh.edu.mk

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës: ark.kosoves@rks-gov.net

Shpresa Mekaj (AShAK): shpresa.mekaj@rks-gov.net

Nora Maliqi (ITSHKSH): noraamaliqi@gmail.com

Sokol Çunga (DPA): sokol.cunga@albarchive.gov.al,

 

ARCHIVES AND HUMAN RIGHTS

3rd International Conference of Archivistics

organized with the collaboration of the:

Institute of Spiritual and Cultural Heritage of the Albanians – Skopje (North Macedonia)

General Directorate of Archives – Tirana (Albania) and

State Agency of Archives – Prishtina (Kosova)

 

CALL FOR PARTECIPATION

Date: June 14th-15th, 2019

Place: Communal Assembly of the Municipality of Çair – Skopje, North Macedonia

During the entire 20th century the lands of the Balkans have passed through similar fate, being subject to periodic administrative and demographic changes, passing different periods of armed conflicts, while the beginning of the 21st century found them cultivating aspirations of becoming members states of the European Union. The different changes that the Balkans underwent have reflected their reality on archives, not only through the produced and archived documents, but also through their impact on the laws or regulations regarding the functioning of archives, the methodology of work at the archives and ways of serving archives to the public; the essential mission of the archives has been altered accordingly to the ruling system. The Institute of Spiritual and Cultural Heritage of the Albanians – Skopje (North Macedonia), the General Directorate of Archives – Tirana (Albania) and the State Agency of Archives – Prishtina (Kosova), invite all those who are interested to participate in the 3rd International Conference of Archivistics.

Themes

  • Interculturalism in the Balkans
  • Human Rights
  • Archives in the reality of the repressive regimes
  • Illicit Trafficking of Documentary Heritage
  • Archives and Artistic Creation
  • Archives, Accountability, Access to Information and Personal Data Protection
  • Archives, Environment and Natural Disasters
  • Regional Cooperation on Archives and Archival Cultural Heritage
  • Copyright and Intellectual Property
  • Information Systems and Digital Preservation
  • Information Governance

(Note: these proposed themes are not obligatory titles for the papers, but only thematic suggestions.)

Language of the conference: all West-European languages, Albanian and Macedonian.

Deadlines: Abstracts shall be accepted until May 12nd, 2019, in one of the above languages.

Contacts:        General Directorate of Archives (Albania): dpa@albarchive.gov.al,

Institute of Spiritual and Cultural Heritage of the Albanians (North Macedonia): kontakt@itsh.edu.mk,

State Agency of Archives of Kosova: ark.kosoves@rks-gov.net,

Shpresa Mekaj (SAAK): shpresa.mekaj@rks-gov.net,

Nora Maliqi (ISCHA): noraamaliqi@gmail.com,

Sokol Çunga (GDA): sokol.cunga@albarchive.gov.al

 

Leave a Reply