Uncategorized

Ekspozitë me dorëshkrimet e A’t Frangjisk Anton Santorit

By Prill 1, 2019 No Comments

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi ekspozitën me dorëshkrimet e A’t Frangjisk Anton Santorit, në Bibliotekën e Kishës Franceskane.

Kjo ekspozitë sjell për vizitorët dorëshkrimet e Frangjisk Anton Santorit për rolin e tij në fushën letrare dhe fetare të cilat ndodhen në Arkivin Qendror Shtetëror.

Ekspozita vjen në bashkëpunim me Qendrën Albanologjike të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me Fondacionin Universitar “Francesco Solano” (Itali), me mbështetjen e Komunës së Cerzetos, Komunës së Santa Caterina Albanese, Arqipeshkëvisë Shkodër, dhe Urdhrit Franceskan.

Ekspozita u prezantua nga drejtori i Inspektimit dhe Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave Endrit Musaj ku shprehu se dëshira për këtë ekspozitë është që të shfaqet dhe në ambiente të tjera ku figura e Frangjisk Anton Santorit të njihet edhe më shumë. Profesori Francesko Altimari nga Universiteti i Kalabrise teksa vlerësoi figurën dhe rolin e Frangjisk Andon Satori, tha se ai ka qënë një ndër nismëtarët e levizjes rilindase bashkë me De Radën. Përgjegjësi i bibliotekës Françeskane në Shkodër Padër Vitor Demaj tha se 200 vjetori i lindjes së Frangjisk Andon Santorit përkon me një rast të vecantë siç është 800 vjetori i Franceskanëve në Shqipëri.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur një javë, në Librarinë Franceskane “Gjergj Fishta” të qytetit të Shkodrës, pranë Pedonales.

 

Leave a Reply