Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve

Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve (DIT) është nënstrukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, që organizon dhe ndjek zbatueshmërinë metodologjike-profesionale të veprimtarisë arkivore në të gjithë vendin, në arkivat shtetërore e ato joshtetërore, përfshi në nënstrukturat e DPA-së, në sekretari-arkivat e institucioneve qendrore e vendore në veprim, propozon përsosjen e shërbimit për njësi të veçanta apo për gjithë rrjetin arkivor kombëtar.

Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve është e organizuar në 2 (dy) sektorë:

  1. sektori i inspektimit e kontrollit qëndror,
  2. trajnimeve dhe sektori i inspektimit dhe kontrollit rajonal.  

Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve koordinon veprimtarinë e kësaj strukture me strukturat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe ndërmjet sektorëve që e përbëjnë.

Gjithashtu inicion përgatitjen e projektrregulloreve, manualeve, për të gjitha nivelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pas konsultimeve në bazë e më gjerë dhe propozon akte ligjore e nënligjore për përmirësimin e rrjetit arkivor kombëtar. Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit dhe Trajnimeve ushtron përgjegjësinë e drejtimit operativ të drejtorisë, bashkërendon punën ndërmjet sektorëve të kësaj drejtorie dhe ndihmon funksionimin e efektshëm të tyre.

Ai miraton paraprakisht planet vjetore dhe mujore të sektorëve që përbëjnë DIT, bën ndryshimet e nevojshme në përputhje me detyrat e përgjithshme dhe prioritetet e kësaj drejtorie dhe ia paraqet për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave,  ndjek dhe nënshkruan planet 3-mujore dhe evidencat e realizimit të punës të Arkivit Qendror Shtetëror dhe Arkivin Shtetëror Vendor, propozon për shqyrtim te Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave planin vjetor të inspektimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimet, propozon për miratim planin mujor të inspektimit dhe ruan kontakt të vazhdueshëm me Inspektoriatin Qendror për detyrat në kuadër të inspektimit, përgatit autorizimin e inspektimit, në përputhje dhe në bazë të programit të miratuar të inspektimit, propozon shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit, zëvendësimin e inspektorëve, gjatë inspektimit, sipas ligjit, thërret dhe organizon konsulta për nevoja të përmirësimit të mjeteve të kërkimit, të skemave të klasifikimit dhe të topografisë fikse në vendruajtje, unifikon praktikat e punës mes Drejtorinë e Arkivave Shtetëror Vendor dhe harton proceset e punës, propozon urdhra pune për përmirësimin e drejtimit të veprimtarisë së DIT dhe DPA-së, përgjigjet për punën e sektorëve të DIT dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave për problematikat e hasura dhe zgjidhjet konkrete, kryen detyrat e përcaktuara nga ligji për eprorin direkt, nivelin e mesëm drejtues, menaxherin e nivelit të dytë dhe detyrime të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

Struktura