Drejtoria e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit

Drejtoria e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit (DEQK) është nënstrukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, që ka përgjegjësi mbi evidencimin e fondit arkivor të AQSH-së dhe ASHV-ve, digjitalizimin, inovacionin, mbështetjen teknologjike, promovimin, marrëdhëniet me jashtë, marrëdhëniet me studiuesit, kërkesat social-juridike, fondet joarkivore dhe veprimtarinë botuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Drejtoria e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit (DEQK) është e organizuar në 4 (katër) sektorë:

  1. sektori i evidencës qendrore dhe digjitalizimit,
  2. sektori i promovimit dhe komunikimit,
  3. sektori i sallës së studimit dhe bibliotekës,
  4. sektori i shërbimit të dokumentacionit në distance.

Drejtoria e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit koordinon veprimtarinë e kësaj strukture me strukturat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe ndërmjet sektorëve që e përbëjnë. Gjithashtu ka vendruajtjet e veta për bibliotekën, fototekën, fonotekën dhe objektet muzeale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, merr pjesë në përgatitjen e projekt-rregulloreve, manualeve, për të gjitha nivelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pas konsultimeve në bazë e më gjerë.

Drejtori i Drejtorisë së Evidencës Qendrore dhe Komunikimit ushtron përgjegjësinë e drejtimit operativ të drejtorisë, bashkërendon punën ndërmjet sektorëve të kësaj drejtorie dhe ndihmon funksionimin e efektshëm të tyre,  miraton paraprakisht planet vjetore dhe mujore të sektorëve që përbëjnë DEQK, bën ndryshimet e nevojshme në përputhje me detyrat e përgjithshme dhe prioritetet e kësaj drejtorie dhe ia paraqet për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, thërret dhe organizon konsulta për nevoja të përmirësimit të mjeteve të kërkimit, të skemave të klasifikimit dhe të topografisë fikse në vendruajtje, unifikon praktikat e punës dhe harton proceset e punës në DEQK, propozon urdhra pune për përmirësimin e drejtimit të veprimtarisë së DEQK-së, koordinon veprimtarinë publike (ekspozita, botime) të DEQK-së, përgjigjet për punën e sektorëve të DEQK-së e të vendruajtjeve të tyre dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave për problematikat e hasura dhe zgjidhjet konkrete, zhvillon dhe mban kontakte me mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe me përfaqësues të komunikimit nga organizatat ndërkombëtare dhe kryen detyrat e përcaktuara nga ligji për eprorin direkt, nivelin e mesëm drejtues, menaxherin e nivelit të dytë dhe detyrime të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

Struktura