Uncategorized

Çelet ekspozita dokumentare dhe fotografike “100 vjet nga vdekja e Ismail Qemal Vlorës”

By Janar 28, 2019 No Comments

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar çelën sot ekspozitën dokumentare dhe fotografike “100 vjet nga vdekja e Ismail Qemal Vlorës” dhe ekspozitën me objekte vetjake të tij në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në përkujtim të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta.
Ekspozita e kuruar me kujdes nga specialistë të Promovimit dhe Komunikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave u prezantua nga drejtori i Inspektimit dhe Trajnimeve të DPA z. Endrit Musaj ku cilësoi se do të vazhdojmë edhe më tej bashkëpunimin e midis dy institucioneve sikurse ishte dhe gjatë Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu , dhe ekspozita me objekte vetjake të Ismail Qemalit u prezantua nga Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Z.Dorian Koçi .
Të pranishëm në këto ekspozita ishin studiues dhe historian te ndryshëm si dhe dhe nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”. Ekspozita do të qëndroj e hapur për të gjithë vizitorët deri në datë 28 shkurt 2019.

Leave a Reply