Rregullore Restaurimit

RREGULLORE

 

MBI PROCESET E PUNËS PËR RESTAURIMIN E DOKUMENTEVE ARKIVORE

Neni 1

Laboratori i restaurimit është pjesë përbërëse në Drejtorinë e Arkivit Qendror Shteteror, i cili merret me verifikimin e shkallës së dëmtimit, llojin e shkaqet e dëmtimit për jetëgjatësinë e dokumentit dhe shfrytëzimin e tij.

Neni 2

Objekti

Laboratori i Restaurimit përfshin të gjitha ndërhyrjet e mundshme që u bëhen dokumentave,për ruajtjen dhe konservimin e trashëgimnisë kulturore e historike të objekteve të së kaluarës, të cilat janë mbartës të qytetërimit njerëzor në funksion të transmetimit të së ardhmes.

Neni 3

Qëllimi

Laboratori i Restaurimit ka per qellim konservimin, rimekembjen, rehabilitimin, rikuperimin , shpetimin e dokumentave te demtuara per konsolidimin e dokumenteve te rendesishem, kulturore, historike,nga ana fizike dhe estetike .

Neni 4

Parimet

  1. Origjinaliteti i dokumentit nuk duhet të ndryshohet në asnjë mënyrë dhe riparimi duhet të jetë i pastër dhe i dukshëm, duke ruajtur kushtin e pamjes origjinale të dokumentit.
  2. Procesi i restaurimit duhet të jetë i kthyeshëm. Për çdo ndërhyrje restauruese gabim që mund ti bëhet dokumentit, ose për pakujdesi të rastit, metoda duhet të lejojë riparimin e saj duke e kthyer në gjendjen e parë.

  3. Natyra dhe rëndësia e riparimit duhet të jenë të dukshme.

Në rast se dokumentit i mungon një pjesë apo ka brima nga veprimet e insekteve të ndryshme, restauratori duhet t’i zëvendësojë ato me pjesë materiali të ngjashëm me letrën e dokumentit si në ngjyrë dhe në dendësi.

  1. Teksti nuk duhet ndryshuar. Në qoftë se shkrimi i një dokumenti është zbehur apo fshirë, restauratori nuk duhet ta zëvendësojë atë ose ta gjallërojë me anë të metodave kimike.

Neni 5

Përkufizime

Termi restaurim përfshin të gjitha operacionet e mundshme që u bëhen letrave (dokumenteve), të cilat paraqesin dëmtime të ndryshme si rezultat i veprimit dëmtues të agjentëve të ndryshëm, duke krijuar një mundësi përforcimi për një ruajtje më të gjatë dhe siguri më të madhe.

Restaurator është punonjësi që shqyrton në mënyrë të hollësishme shkallën e dëmtimit të dokumentit dhe bën restaurimin e dokumentit të dëmtuar.

Puna restauruese përfshin hap pas hapi disa procese, të cilat janë të domosdoshme dhe të detyrueshme duke zbatuar metodën teknologjike të ndërhyrjes në dokument.

Neni 6

Rregulla të cilat duhet te respektoje një restaurator:

  • Restauratori duhet të përfshihet vetem ne ato dokumente apo pjese ne te cilat ka nevoje per nderhyrje efektive te rendesishme per tu restauruar .Çdo nderhyrje e pa justifikuar nuk do te perbeje asgje tjeter por nje demtim te metejshem te dokumentit .

  • Nderhyrja mbi dokumentet duhet te jete me materiale qe te mund të jenë të kthyeshme,te zevendesueshem me përbërje organike, me qëllimin që në të ardhmen të mund të jenë të implementuar në dokumente të restauruara më parë.

  • Dokumenti duhet të ruajë formën origjinale : Nje restaurim duhet te paraprihet nga analiza te kujdesshme historike – materiale te dokumentit , te cilat restauratori duhet te mare parasysh, duke kerkuar te perdore te njejtat materiale dhe teknika origjinale aty ku eshte e mundur .

  • Ndërhyrja e restaurimit duhet të jetë e dallueshme: Një ndërhyrje e mirë restauruese duhet të behet me qëllim që të bëhen të njohura të dallueshme për nje sy me pervojë , pa ndikuar në estetiken e përgjithshme të dokumnetit .Restauratori duhet të kontrollojë mirë përputhjen e drejtimit të fibrave të letrës të restaurimit me dokumentin që duhet të restaurohet.Restauratori duhet të ketë përgatitjen metodike-teknologjike të procesit të restaurimit.

Neni 7

Hapat që ndjek puna për restaurimin me dokumentin

  1. Përcaktimi i natyrës së dëmtimit

Restauratori përcakton llojin e bazës së dokumentit, letër apo pergamen. Ai përcakton dhe llojin e letrës së dokumentit, të cilat i shoqëron me shënimet përkatëse mbi karakteristikat kryesore si lloji i formatit, ngjyra, lloji i lidhjes për librat, etj.

  1. Rëndësia e dëmtimit

Restauratori kryen një vëzhgim të dokumentit për zverdhjen ose jo të tij nga rrezatimi UV, shkallën e ndotjes nga papastërtitë, dëmtimi nga insektet, myqet apo brejtësit, si dhe dëmtime të tjera që mund të kenë ardhur nga keqpërdorimi si grisje, palosje, fatkeqësi natyrore (zjarre, përmbytje). Sipas shkallës së dëmtimit ato ndahen:

-dokumente të dëmtuara lehtë (kur i mungojnë pjesë të vogla dhe grisje). Për këtë proces bëhet arnimi në pjesët e mangëta dhe të grisura.

– dokumente të dëmtuara pjesërisht (kur i mungon një pjesë e tij, ose është i sulmuar nga insektet ose myqet). Për këtë proces bëhet arnimi në pjesët e munguara, por mund që ai të shoqërohet dhe me përforcimin, në rast kur dokumenti është i dëmtuar mbi 50% .

-dokumente shumë të dëmtuara. Për këtë kategori të dokumenteve bëhet restaurimi i mekanizuar në aparate speciale si laminim. Laminimi bëhet në rast se dokumenti është i dëmtuar në masën mbi 80%, ka shkrim në dy anët e dokumentit .

  1. Lloji i bojës së shkrimit

Restauratori bën verifikimin e qëndrueshmërisë së bojës së shkrimit, e cila është e tretshme apo jo në solucione ujore ose jo ujore

 

Neni 8

Radha e punës së procesit të restaurimit

Procesi i restaurimit të një dokumenti kalon në dy faza: në atë kimike dhe fizike.

  • Procesi kimik i dokumentit:

 

  1. Verifikimi i organizimit të brendshëm të dosjes. Ky proces konsiston në verifikimin fletë për fletë të njësisë së ruajtjes fizike, ku në rast të mungesave ato pasqyrohen në një fletë vërtetimi përkatës.

  2. Verifikimi dhe përcaktimi i aciditetit të dokumentit. Kryhet matja e aciditetit të letrës me anë të aparatit PH-metër. Matja bëhet dhe me indikator PH.

  3. Pastrimi. Përpara çdo pastrimi restauratori duhet të largojë nga dokumenti pjesët metalike si kapëse aktesh, gjëlpëra etj. Për të pastruar një dokument nga pluhuri, metoda më e thjeshtë konsiston në pastrimin me furçë. Për dokumente që kanë bazë të fortë ky pastrim mund të kryhet dhe me aspiratorë.

Pastrimi mund të jetë dhe me gomë, me anë të së cilit hiqet lehtë pluhuri sipërfaqësor dhe ndotjet mekanike që kanë një ngjitje sipërfaqësore

  1. Larja. Këtij procesi i nënshtrohen kryesisht letrat e vjetra me aciditet të lartë, me pehash nën 5.5. Larja e dokumentit, i cili kryhet pasi bëhet prova e tretshmërisë së bojës, bën të mundur largimin e shumë papastërtive si dhe eliminimin e një pjese të aciditetit të lirë të letrës duke e kthyer në pehash bazik nga 7.5 në 8.

  2. Deacifikimi (neutralizimi i aciditetit). Prezenca e aciditetit të lartë shkakton veprime hidrolitike të celulozës duke dëmtuar lidhjet karbon-karbon apo karbon-hidrogjen.

Deacifikimi mund të bëhet në solucione ujore apo në solucione jo ujore. Mbas trajtimit me këtë metodë letra fiton një rezervë alkaline (Bazike) dhe PH shkon mbi 7.5 deri në 8.

  • Procesi fizik të dokumentit:

  1. Përcaktimi dhe ndarja e dokumentave nga njësia e ruajtjes që ka nevojë për restaurim.

  2. Përcaktimi i shkallës së dëmtimit, shkaqet e tij duke plotësuar kartelën përkatëse.

  3. Përcaktimi i metodës së ndërhyrjes në restaurimin e dokumentit.

  4. Pastrimi, larja, sheshimi.

Kur një dokument është me pluhur, ndotje mekanike, palosje., etj mbi këtë dokument duhet të bëhet shtrirja, kollaritja,arnimi, përforcimi, laminimi .

  1. Shtrirja. Është një proces që bën të mundur zhdukjen e rudhave, palosjeve, valëzimeve të një dokumenti, për arsye të dallueshmërisë së tij. Letra shtrihet me kujdes mbi letra filtri në formë sanduici dhe në këtë mënyrë futet në presë mekanike.

  2. Kollaritja është proces i rëndësishëm që i nënshktrohen më shumë dokumentet e vjetra. Ky proces shton rezistencën mekanike të dokumentit që restaurohet. Kollaritja bëhet me ujë të distiluar me 2% metil celulozë. Mbas tharrjes, dokumenti vihet ndërmjet dy filtrave dhe vendoset në pres mekanike.

  3. Arnimi është procesi i plotësimit të dokumentit të dëmtuar si grisje, pjesë të mangëta. Ky proces kryhet me letër restaurimi e një cilësie të lartë dhe realizon integrimin e pjesëve të munguara në dokument.

  4. Arnim+përforcim. Nëse dokumenti është dhe më i dëmtuar në shkallën mbi 50% përdorim letër restaurimi dhe letër japoneze për ta përforcuar.

  5. Përforcimi. Dokumentet që janë shumë të vjetra me kalimin e kohës pësojnë ndryshime strukturore dhe atëherë përdoret metoda e përforcimit me letër japoneze.

  6. Laminimi. Për dokumentet që e kanë shkallën e dëmtimit mbi 80% bëhet restaurimi me metodën e Laminimit, duke integruar dhe pjesët e munguara.Materialet që përdoren në këtë proces jane shtresat poliamide si Cerex dhe Bifix, të cilat sigurojnë një përforcim të plotë të bazës së dokumentit dhe një lexueshmëri normale. Ky proces kryhet me aparat special laminator.

Neni 9

Materialet restauruese

Materialet që përdoren në restaurim duhet të jenë organik, si letra e arnimit dhe letra japoneze.

Ngjitësit që përdoren në procesin e restaurimit si Methylcelulozë dhe Amidon duhet të jenë organike.

Neni 10

Detyrimet e strukturave përgjegjëse të institucioneve shtetërore

Sekretaria dhe arkivi apo sekretari-arkivi i institucioneve shtetwrore bën kontrollin fizik të dokumenteve, i cili pasqyrohet në një procesverbal administrativ. Kur vërehen mangësi apo dëmtime të dokumenteve njoftohet titullari apo zëvendësi i tij, si dhe arkivi shtetëror përkatës.

Neni 11

Titullari apo zëvendës titullari i arkivit shtetëror përkatës i drejtohet titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave si dhe Drejtorit të Arkivit Qendror Shtetëror për restaurimin e dokumenteve të dëmtuara.

Neni 12

Restauratori është i detyruar për sigurnë e tij, përdorimin e pajisjeve si maskave, dorezave, syze, aspiratorëve etj., në mbrojtje për shëndetin e tij në punë.

Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë.

 

arkiva2016Rregullore Restaurimit