Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror

Drejtori i Drejtorisë së Arkivit Qendor Shtetëror

Viktor Prendi

Viktor Prendi ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakluteti Histori Filologji, Dega Histori-Gjeografi. Ka përfunduar studimet pasuniversitare të nivelit master. Prej vitit 1987 punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Nga viti 1987 deri në vitin 2002 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Arkivit Shtetëror Vendor të rrethit Mirditë. Prej 2002 deri në 2013 ka mbajtur detyrën e specialistit arkivist në Arkivin Qendror Shtetëror. Prej 2013 e vijim ka mbuluar detyrën e përgjegjësit të sektorit të Dokumentaciont pas vitit 1992, Sektorin e Sallës së Studimit dhe prej 2018 përgjegjës i sektorit të Dokumentacionit deri në vitin 1944. Prej majit 2018 është i ngarkuar me detyrat e Drejtorit të Arkivit Qendror Shtetëror. Është anëtar i Këshillit të Lartë të Arkivave. Është i martuar me dy fëmijë.

arkiva2016Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror